Në shtëpinë e Elvis Gacajt, policia gjeti 5 gram kokainë dhe një peshore, që përdorej për matjen e dozave të drogës. Elvis Gacaj, sipas polcisë kishte arritur të dominonte tregun e kokainës në bllok, pasi e shiste më çmim shumë të ulët. Por Gacaj nuk kishte llogariur konkurentët. Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, edhe ato shitës të kokainës, janë konfliktuar më Gacajn. Dy të rinjtë kanë pranuar në polici, se ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme me Elvis Gacajn, i cili qe nga muajin Shkurt i vitit 2015 deri dhjetë ditë më pare, i kishte rrahur disa herë Vasiel Cavon dhe Sael Sulajn. Këto rrahje kanë qenë të dhunshme pasi Gacaj përdorte sende të forta dhe shkop bejsbolli duke iu lënë shenja të dëmtuarve. Konfliktet kanë vazhduar deri kur Sulaj dhe Çavo kanë vendosur ta zgjidhin problemin me gjuhën e armëve.
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...