Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Vetevendosje po ia bën qejfin vetës duke u deklaruar si partia e parë në Kosovë.
Molliqaj, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, duke e ka komentuar aderimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit në radhët e VV-së, ka drejtuar sulme ndaj partisë së Albin Kurtit.
Ai, ka shkruar se VV-ja është e para vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.
“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin . Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”, ka shkruar ai.
Molliqaj është shprehur se VV-ja po frikësohet nga refuzimi i LDK-së.
“As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së”, shkruan Molliqaj./Arbresh.info
https://www.facebook.com/DardanMolliqaj8/photos/a.1023454987676402/2603539133001305/?type=3&theater
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...