Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, dy persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.
“Janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuterike, një printer dhe 69.70 euro para të gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në rrugën “Nuhi Gashi” janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.
Në lokalin që ata operonin janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, tre printer, disa tiketa dhe 56.25 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu në rrugën “19 qershori” janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.
“Janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, një printer, disa tiketa dhe 165.45 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...