Një punëtor është mbuluar nga dheu për së gjalli pas shembjes së murit të një miniere në pjesën veriore të Australisë.
Autoritetet e kanë nisur një operacion të madh për ta gjetur burrin 59 vjeçar nga qyteti Darwin në minierën “Bootu Creek”.
Policia australiane tha se punëtorët e kësaj miniere janë duke u koordinuar me ekipet e shpëtimit për operacionin e kërkimit me ndihmën e zyrtarëve policorë.
Pronare e minierës është kompania “OM Holdings” me bazë në Singapor. Eksportet e para të mineraleve kjo kompani i kishte nisur në vitin 2006.
Kjo kompani ishte dënuar me 150 mijë dollarë australianë në vitin 2013 për dëmtimin e një zone të shenjtë të vendasve të vjetër, ndërsa 140 punëtorë të saj i kishin humbur vendet e punës më 2015 pasi miniera kishte falimentuar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...