Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se Presidenti i Serbisë i ka ikur dialogut pasi përballë ka pasur Ramush Haradinajn.
Ka thënë se shefi i shtetit serb përballë Haradinajt s’ka mundur të bëjë mashtrime.
“Vuciqi i iku dialogut, sepse e kishte të qartë qē përballë Kryeminstrit Haradinaj ai nuk kishte asnjë shans mashtrimi dhe manovrimi siç ishte mësuar dikur. Tash, duke e pa fuqin në rritje të tij, shpif, genjen dhe përdor makinerin e Milloshit si mjet të fundit para kapitullimit të politikës së tij në Kosovë. Kosova 100% shtet”, ka shkruar Tahiri, në një reagim në Fb.
Edhe Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar sot ndaj disa shkrimeve të mediave serbe.
“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shtuar ai.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj