Deputetët, ditën e enjte me 89 vota e kanë shpërbërë kuvendin, me çka i është hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Por, për zgjedhje të reja, e persona të njëjtë nuk po pajtohen qytetarët e Kosovës, për shkak se vendi duhet të bëjë ndryshime sa i përket sferës politike, shkruan arbresh.info.
Në pyetjen se kush mendoni se do të shkoj në koalicion në mes të partive, disa qytetarë u shprehën se koalicioni në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e disa prej tyre nuk dhanë përgjigjen e tyre.
Sipas tyre se a mendojnë se qeveria e ardhshme do të jetë më ndryshe nga qeveria e mëparshme, ata u shprehën se duhet të ndërrohet qeveria e të vijnë të tjerë. Njëri nga qytetarët u shpreh për Arbresh.info, se koalicioni LDK dhe VV, është se LDK-ja, do ta mësoj Lëvizjen Vetëvendosje që të vjedhë.
“Po koalicioni LDK dhe VV, është i mirë se Vetëvendosja nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe LDK-ja, do ta mësojë të vjedhë”, u shpreh ai.
Një tjerët u shpreh se asnjë qeveri deri më tash nuk e ka mbajtur qeverisjen, ku edhe 15 njohje të pavarësisë i kanë tërhequr disa shtete.
“Asnjë qeveri deri më tash nuk e ka çuar mandatin deri në fund sepse edhe 15 shtet e kanë tërhequr njohjen e Kosovës si shtet”, tha ai për Arbresh.info.
Ndërsa një tjetër me shumë mllef, u përgjigj se nuk më ha p*lla për ta.
Po ashtu vlen të theksohet se në sallë ishin të pranishëm 105 deputetë, nga të cilët një votoi kundër shpërbërjes së parlamentit, e dy ishin të përmbajtur, përderisa disa nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe./Arbresh.info
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...