Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje janë arrestuar dy persona. Të dy personat janë arrestuar në orë të ndryshme, njëri është shtetas i Serbisë, ndërsa tjetri shtetas i Turqisë.
“Më 22.08.2019 në orën 17:30 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në hyrje të RMV-së, gjatë kontrolleve të pasaportave është konstatuar se B.Z. (24) nga R. Serbisë është evidentuar me masën “A” (arrestim). Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar policisë së SPB-së për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.
“Më 22.08.2019 në orën 21:00 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në hyrje të RMV-së, gjatë kontrolleve të pasaportave është konstatuar se R.S. (61) nga R. Turqisë është evidentuar me masën “A”. Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar policisë së SPB Shkup”, thonë nga MPB.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës