Rimeçi mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua raportohet tani se është rënë dakord plotësisht për tu zhvilluar më 7 dhjetor në Arabi Saudite.
Në fillim të këtij muaji, ekipi i Brit njoftoi se meçi i dytë do të zhvillohet në Diriyah pas aktivizimit të klauzolës së tyre të rimeçit pas disfatës tronditëse të Anthnony Joshuas, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kampioni reagoi me shpejtësi duke hedhur poshtë mundësinë për të ndodhur kjo teksa sugjeronte se dëshiron që rimeçi të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, bazuar në një raport nga The Athletic, Ruiz Jr tani ka të garantuar “miliona më shumë” se shuma prej 8 milionë dollarë e vendosur në klauzolën për rimeç dhe prandaj pranon përballjen në Arabi Saudite.
Mësohet se Ruiz të enjten ka arritur një marrëveshje me kushte të reja që i sigurojnë atij rreth 10 milionë dollarë.
Ai pritet të konfirmoj se do të jetë plotësisht dakord për rimeç në Arabi Saudite gjatë ditëve të ardhshme./arbresh.info/
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...