Me miliona njerëz në botë përjetojnë dhembje koke, apo edhe migrenë, e cila ju qon deri në acarim dhe dhembje të tmerrshme që ju lë në shtrat.
Një studim i më shumë se 2,900 personave me dhembje koke kanë gjetur se në një në 10 persona dhembja e kokës vjen edhe nga fytyra, me ndjesinë e djegies dhe shpimit.
Shkencëtarët nga Universiteti i Hamburgut shpresojnë se me kuptimin e ndryshimin midis dhembjes së fytyrës dhe të kokës do të arrijnë me trajtime të reja për shërimin e kësaj sëmundje, raporton “Daily Mail”.
Dhimbja e fytyrës nuk është njohur si simptomë e dhimbjes së kokës dhe se një shumicë e njerëzve përfundojnë duke pritur për një kohë të gjatë për të gjetur një diagnozë dhe trajtim të duhur – deklaroi autori i këtij hulumtimi Arne May.
Ky studim tregon se dhembja e fytyrës nuk është e rrallë dhe për shumë njerëz shfaqet në fytyrë e jo në kokë, por këtu njerëzit ngatërrohen dhe e marrin si dhembje koke.
Për të kuptuar më mirë dhimbjen e fytyrës duhet të dimë se a është e njëjtë me atë të kokës, a shfaqen përnjëherë, apo janë dy sindroma të ndryshme. Andaj, ky hulumtim me 2019 njerëz të cilët janë pyetur rreth dhimbjes së kokës dhe rezultoi se më shumë se 10% kanë vuajtur nga dhimbja e fytyrës.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës