Miley Cyrus u nda nga bashkëshorti, Liam Hemsworth ende pa u bërë një vit nga martesa.
Menjëherë pas ndarjes, këngëtarja u fotografua në pushime me Kaitlynn Carter, duke shkëmbyer puthje.
Miley Cyrus u akuzua për tradhti ndaj bashkëshortit, por përmes rrjeteve sociale, ajo vendosi t’i japë fund thashethemeve.
Në postimin e fundit, këngëtarja tha se nuk e pranon të akuzohet për diçka nuk e ka bërë.
Ajo përmend faktin se ka pirë duhan dhe të gjitha llojërat e drogërave, madje kishte humbur edhe marrëveshje të rëndësishme për shkak të drogës.
“Kam bërë një klip ku jam tërësisht nudo. Ka më shumë foto të miat nudo në rrjet se të çdo gruaje tjetër. Por e vërteta është se kur unë dhe Liam u pajtuam unë isha tërësisht e përkushtuar. Nuk ka sekrete për të zbuluar këtu. Kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetë Nuk jam perfekte, nuk dua të jem e tillë është e mërzitshme. Jam rritur para syve tuaj, por e vërteta është se JAM RRITUR. Unë mund të pranoj shumë gjëra, por refuzoj të pranoj se martesa ime ka marrë fund për shkak të tradhtisë. Liami dhe unë kemi qenë bashkë për një dekadë. E kam thënë më parë dhe vazhdon të jetë e vërtetë, e dua dhe do ta dua gjithmonë Liamin. Por në këtë pikë duhet të merrja një vendim të shëndetshëm për veten time për të lënë jetën time të mëparshme pas”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
https://www.instagram.com/p/B1eoBCBHGjO/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...