Real Madridi raportohet të ketë dështuar në përpjekjen e fundit për të nënshkruar me sulmuesin Neymar nga Paris Saint Germaini.
Derisa kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror, Neymar është ende duke kërkuar largimin nga Parc des Princes teksa është lënë jashtë planeve të skuadrës së parë derisa e ardhmja e tij të zgjidhet, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi thuhet se janë të gjithë në garë për 27-vjeçarin, por duket se transferimi i tij të jetë ende larg.
Bazuar në L’Equipe, Real Madridi së fundmi ka dështuar me propozimin duke ofruar 100 milionë plus lojtarët si Keylor Navas, James Rodriguez dhe Gareth Bale.
Pavarësisht nëse do të arrihet apo jo ndonjë marrëveshje, Bale nuk dëshiron të përfshihet në asnjë marrëveshje shkëmbyese në përpjekjet e ‘Los Blancos’ për nënshkrimin me një tjetër yll.
Barcelona raportohet të jetë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje për huazimin e tij me opsionin për blerje verën e ardhshme./arbresh.info/
Lexo edhe:
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...