Kryeministri Rama publikon dhjetëra foto të restoranteve, hoteleve e bar-kafeve të bllokuara sot nga Hetimi Tatimor pas denoncimeve në aplikacionin e qeverisë ‘Stop Informalitetit’.
‘Ka arritur në 290 numri i qytetarëve që kanë denoncuar abuzuesit, brënda 24 orëve të para të aplikacionit STOP INFORMALITETIT! Shumë faleminderit.
3881 është numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin në smartfonin e tyre, gjatë këtyre 24 orëve’, shkruan Rama krah fotove, raporton sotnews.
Më tej, kryeministri fton gjithë qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin për të denoncuar mospajisjen me kupon, dhënien e pagës në të zezë, konkurencën e pandersshme, etj.
‘Shkarkoje aplikacionin STOP INFORMALITETIT edhe ti që sapo e lexove këtë status dhe mos i’a përto askujt që refuzon të të japë kuponin; që të jep pagën në të zezë dhe nuk të paguan sigurimet e shëndetit e të pensionit; që të bën konkurencë të pandershme; që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet. Denoncimi është i fshehtë dhe identiteti i denoncuesit 100% i mbrojtur’, përfundon kryeministri Edi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156927004781523
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...