KEDS ka njoftuar se në kuadër të punimeve në trasenë e linjës Kosovë– Shqipëri, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike fshati Firaj dhe lagja Nikollaj në Gjakovë. Kurse, për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në fshatrat e Dragashit, Suharekës dhe në Hajvali të Prishtinës.
Punimet do të ndodhin në fshatin Hereqnga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.
Kurse, gjatë punimeve në largpërçues në Badovc do të shkyçet dalja 10 kV Hajvalia prej orës 08:00 deri nëorën 11:00dhe prej orës 14:00 deri në orën 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hajvalia dhe pompat e Ujësjellësit -Çagllavicë.
Edhe Restelica e Dragashit do të shkyçet prej orës 10:30 – 15:30, ku pa energji do të mbesin Restelica, Libevishtë, Kukajan, Mlike, Vranishte, Orqushë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Vala 900. Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë.
Shkyçje do të ketë edhe në Therandë prej orës 11:00 -i 15:30.Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc,Gelance, Topliqan,TS delloc-Leshan,TsSeferi, Lagja e dy dëshmorëve, Shiroke, NTP Haliti-Mushtisht, Privat Sinan Bytyqi(Famis , Graniti Bajram Lumi,NTP Elektroni-Grekovc,NPSH Noli Fadil Mustafa,Gurthyes Sallagrazhde(baqevc), Prodhimi i gypave Gjinoc(Mermeri)Jetulla Muharremaj, pompa e benzinës (Geni com oil).
Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave të tensionit të mesëm, revizioni i largpërçuesit.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...