Një burrë në Gjilan sot ka vdekur në vendin e tij të punës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan, njoftohet se më 21 gusht 2019, rreth orës 07:17 minuta, ka ndodhur një incident në një punishte ndërtimi.Policia thotë se ai ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me një tel të rrymës së tensionit të lartë.
“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës , me banim në fshatin Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast dyshohet se nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...