“Dje në Ohër ka ndodhur një aksident në komunikacion në të cilën janë lënduar dy persona, ku iu është dhënë edhe ndihma shëndetësore në spitalin “Shën Erzamo”.
“Më 20.08.2019 në orën 15:15 në rrugën “Ilindenska” në Ohër ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes veturave “Mercedes A170” me targa të Ohrit, e drejtuar nga S.S (61) nga Ohri dhe veturës “Opel Zafira” me targa të Ohrit, e drejtuar nga A.N. (23) nga Ohri.
Në aksident lëndime të rënda ka marrë S.S., ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë A.N. me çka janë dërguar në spitalin “Shën Erzamo” ku iu është dhënë ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Ohër./Telegrafi/
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...