Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq thotë se dëmi nga futja e taksës për mallrat serbe është rreth 1.07 milion euro në ditë.
Sipas tij, dëmi indirekt është shumë më i madh, që është një humbje e tregut për biznesmenët serbë edhe kur taksa të hiqet, transmeton Klan Kosova.
Ljajiq theksoi për TV Pink se heqja e taksës do të ishte domethënëse për biznesmenët serbë, por që ata nuk do të ktheheshin lehtësisht në atë treg, sepse biznesmenët e vendeve të rajonit e morën atë me mallrat e tyre.
Autoritetet kosovare vendosën taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia në nëntorin e vitit të kaluar
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...