Është një prej shqiptareve më të bukura, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës. Heidi Lushtaku, 24-vjeçarja me origjinë kosovare, ka prekur së fundi kulmin në karrierën e saj si modele. Shqiptarja e re nuk ka të ndalur me kontrata me kompani gjigante gjithandej, në Zvicër dhe jashtë saj.
Lushtaku kishte marrë këtyre ditëve një telefonatë nga Nespresso, kompani kjo pjesë e Nestle-s, koncernit më të madh botëror të industrisë ushqimore. Siç dihet, për kafenë e njohur nga kapsula “Nespresso” reklamon aktori i njohur Hollywoodit, George Clooney. Ndërsa me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste e Nespresso-s për një vit.
“Është kontrata ndërkombëtare më e madhe që kam bërë deri tani”, thotë Heidi për albinfo.ch. “Jam krenare dhe nuk e kam pritur se do të më kontaktojnë nga Nespresso. Ajo që më bën shumë krenare është se Nespresso më ka përzgjedhur mua si ambasadore për reklamën e tyre për Nespresso Gourmet”, ka deklruar Heidi Lushtaku.
Ajo nuk e ka takuar ende George Clooney-n, por modelistja shqiptare është e ftuar në çdo event të Nespresso-s dhe shumë shpejt do ta takojë aktorin e njohur të Hollywoodit.
Heidi e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”.
Aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me 10 firma të ndryshme zvicerane.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë