N’Golo Kante ka pranuar se lodhja ka luajtur një rol të madh në barazimin 1 me 1 të Chelseas ndaj Leicesterit të dielën.
“Blutë” luajtën 120 minuta në disfatën në UEFA Superkupë kundër Liverpoolit në Stamboll të mërkurën para se “Dhelprat” t’i vizitonin ata në Stamford Bridge katër ditë më vonë, transmeton portali arbresh.info.
Full-time: Chelsea 1-1 Leicester #CHELEI pic.twitter.com/HdFjUN1TZw
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 18, 2019
“Është e vërtetë se kemi shpenzuar shumë energji këtë javë”, ka thënë Kante.
“Ne kemi luajtur ndeshjen kundër Man United dhe më pas udhëtuam për Turqi për ndeshjen kundër Liverpoolit ku ne luajtëm shumë mirë”
“Ne ishim pak të lodhur kundër një skuadre si Leicesteri. Ne kishim 20 minutat e parë shumë të mirë. Pastaj Leicesteri u tregua shumë i mirë në ndeshje dhe barazimi në fund nuk është një rezultat i keq”, përfundoi mesfushori./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...