Eden Hazard mund të kthehet në fushë më herët nga sa pritej.
Lëndimi i belgut nuk dukej aq serioz sa ekzaminimet e para të mbajtura dhe llogaritjet e stafit mjekësor të Madridit flasin për një rikthim në ndeshjen kundër Villarrealit.
Sulmuesi anësor u lëndua në stërvitjen para-ndeshjes kundër Celta Vigos dhe fillimisht u përfol se do të mungonte nga tre deri në katër javë, por ai po shërohet më shpejt dhe nëse nuk ndryshon asgjë, ai do të paraqitet në fushë më 1 shtator.
Mediat spanjolle shkruajnë se rektusi i përparmë i kofshës së lojtarit do të rikuperohet për ndeshjen kundër ekipit të verdhë dhe do të jetë qind për qind nën urdhrat e trajnerit, Zinedine Zidane.
Pos belgut, madrilenët kanë humbur shërbimet edhe të dyshes së ardhur gjatë verës – Rodrygo Gues si dhe Florand Mendys.
Ndryshe, raportet mjekësore flasin për rrethana që lidhen me punën e kërkuar gjatë verës dhe jo për faktorë të tjerë, siç është përsëritja e sëmundjes. Nuk ka asnjë alarm në këtë drejtim.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...