Qeveria britanike të hënën tha se do t’i japë fund rregullave të lirisë së lëvizjes së Bashkimit Evropian “menjëherë” në rast të një Brexit pa marrëveshje me 31 tetor.
Lëvizja është një ndryshim nga ajo e paraardhëses së Boris Johnson, Theresa May e cila kishte thënë se lëvizja pa viza do të përfundonte ‘sa më parë’ nëse Britania del nga BE-ja pa marrëveshje të tërheqjes, transmeton portali arbresh.info.
Zyra e Brendshme në një deklaratë të hënën tha, “Ne po e lëmë BE-në më 31 tetor të vijë ajo që mund të vijë. Kjo do të thotë se liria e lëvizjes siç qëndron aktualisht do të përfundojë me 31 tetor kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE”.
“Qytetarët e BE-së do të jenë akoma në gjendje të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar me pushime dhe për udhëtime të shkurtra, por ajo që do të ndryshojë është marrëveshjet për njerëzit që vijnë në MB për periudha më të gjata kohore dhe për punë dhe studime.”
“Detajet e ndryshimeve të tjera menjëherë pas 31 tetorit dhe përmirësimet në planet e qeverisë së mëparshme për një sistem të ri të imigracionit janë duke u zhvilluar.”
Zyra e Brendshme tha që nuk do të ketë ndryshime në afatin e dhjetorit 2020 për të aplikuar për Skemën e Zgjidhjes së BE në Britani, e cila përfshin të gjithë qytetarët e BE-së dhe familjet e tyre që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të tetorit./arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë