Jakup Krasniqi, nga Nisma Social Demokrate, ka bërë të ditur se nuk kanë vija të kuqe për partitë që fitojnë zgjedhjet.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se të gjitha rrethanat tregojnë që ky subjekt politik do të shkojë i vetëm në zgjedhje.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Krasniqi ka thënë po ashtu se, bazuar në deklarimet e partive politike, shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë. Sipas tij, ka pak ose hiq gjasa për formimin e një qeverie teknike.
Krasniqi në këtë intervistë ka bërë të ditur se Nisma do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme.
Ai po ashtu ka treguar se në këto zgjedhje presin që qytetarët ta vlerësojnë punën e Nismës në qeverisje dhe programin e saj zgjedhor socialdemokrat.
Sipas Krasniqit, Nisma nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti që mund t’i fitojë zgjedhjet.
Ai ka shprehur bindjen se ndryshimi në Kosovë vjen me Nismën Socialdemokrate.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...