Zjarri në Pintija është akoma aktiv. Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit mori ndihmë nga ajri, u aktivizuan edhe aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Avionët bën dy fluturime dhe hodhën ujë në Sopishtë, ku u përhapeshe flaka. Nuk ka asnjë rrezik nga përhapja e zjarrit në Sopishtë”, deklaroi për AIM-në zv. komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski.
Ai informon se sonte do të ketë ekuipazhe të zjarrfikësve në terren, megjithëse terreni është i paarritshëm.
Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski së bashku me pjesëtarët e komunës gjithashtu u bashkuan për shuarjen e zjarrit. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe banorët lokal./Telegrafi/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro