Bild ka shkruar sot që Bayern Munich nuk është i interesuar për ta marrë në skuadër mesfushorin e Juventusit Emre Can, pas mos interesimit të tyre edhe për Mario Mandzukic
Bardhezinjtë janë të zënë për të shitur më shumë këtë afat, pasi që kanë një skuadër të madhe, por janë duke hasur në vështirësi për t’i shitur lojtarët e tyre.
Gonzalo Higuain i ka rezistuar të gjitha ofertave, derisa janë Sami Khedira dhe Blaise Matuidi por edhe Mandzukic me të cilin Bayern ndërpreu negociatat pasi u kërkuan 10-15 milionë për të.
Bild ka shkruar në këtë mëngjes që lajmet e tuttosport se gjermani Emre Can do të kalojë në Bayern Munich nuk janë të vërteta.
“Skuadra e jonë tani është kompletuar dhe ne po shikojmë të bëjmë edhe disa ndryshime të vogla”, tha Uli Hoeness për Sky Sport Gjermani.
Paris Saint-Germain mbetet një opsion, por ish lojtari i Liverpoolit mund të mbetet edhe këtë sezon në Juventus.
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...