Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.
Policia, menjëherë pasi arresoi 51-vjeçarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.
Sakaq, vetë Mihal Kokëdhima, ndodhet në paraburgim, pas arrestimit dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.
Ne videon që mund ta shihni edhe më poshtë, duket gjithçka ndodhi ne 3 km rruge, ku Kokedhima i hipur mbi makine, thyen xhamin, teksa gjakohet edhe vete dhe zgjat dorën te kape pasagjeret brenda.
“Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thashe se do vdes këtu”- janë vetëm disa nga fjalët që dëgjohet ai të thotë.
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare