NP “Termokos” SH.A ka reaguar pas deklaratës së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për gypin e prishur në një pjesë të lagjes “Dardania” në kryeqytet, ose më saktësisht afër objektit të “Termokos”.
Nga kjo kompani thonë se këto dëmet e përmendur nga KRUP nuk janë shkaktuar nga ata, duke shtuar se nuk ka qenë duke u kryer asnjë punim nga Termokosi në atë pjesë.
“Në fakt, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e ndërmarrjes sonë e as nga ndonjë kompani, që kryen punime për ne”.
“Ndërkaq, shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë”, thonë nga Termokos.
Ata më tej shtojnë se do të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet e tyre në mënyrë që të mos iu shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive tjera, me të cilat thonë se ndërmarrja e tyre ka bashkëpunim të shkëlqyer.
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...
Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë, pjesë e rrje...