Është publikuar videoja ku Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali në Vlorë, ka sulmuar disa turistë spanjollë që kishin ardhur ta shijonin plazhin shqiptar, shkruan Insajderi
Ai përveç që i kishte sulmuar në lokalin e tij, i kishte ndjekur mbrapa edhe në veturë. Madje, nuk ishte mjaftuar me kaq. Ai ishte ngjitur në pjesën e përparme të veturës dhe i sulmonte me grushte derisa ua theu xhamin.
Pasagjerët duken tejet të tmerruar nga pamjet ndërsa tërë kohën filmojnë sulmin ndaj tyre ndërsa ‘udhëtimi’ i tyre në atë formë ka zgjatur për rreth tre kilometra. Shoferi i makinës niset drejt Sarandës ndërsa gjatë bisedës që dëgjohet, thonë se do të shkojnë në stacionin policor.
Pasi që Kokëdhima zbret nga makina, shihet një veturë e policisë shqiptare e cila duket se ndalon se merret me rastin. Ndërkohë, xhami i përparmë i veturës ku janë turistët, është totalisht i shkatërruar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...