Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.
Siç raporton RTL.de, ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë. Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira puna, transmeton telegrafi.
Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.
Gjithashtu mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...