E FUNDIT: Njëri prej punëtoreve që kishte mbetur nën rrënojat e skelës fatkeqësisht është nxjerrë pa jetë nga skelat.
Ndërkohë, dy të tjerë gjenden në spital në gjendje të rëndë pasi kanë marrë dëmtime të shumta në kokë dhe gjoks.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë teknike gjatë punës për rregullimin e fasadës së një pallati 10 katësh në rrugën “Faik Konika” në Tiranë.
Bien nga skela pesë punëtorë në Tiranë, dy janë rëndë
Pesë punëtorë kanë rënë nga skela gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Faik Konika” në kryeqytet ku është shkëputur skela e një pallati që po i bënin rikonstruksionin e fasadës.
Në skelë ishin një numër i madh punëtorësh kur ajo ra, ndërkohë që pesë prej tyre kanë pësuar lëndime kurse të tjerët kanë mundur të mbahen për të mos rënë në tokë.
Gjatë incidentit, dy prej punëtorëve të lënduar kanë mbetur nën skela duke kërkuar ndihmën e kolegëve.
Mësohet se gjëndja shëndetësore e dy prej punëtorëve që ranë nga lartësia është e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca si edhe policia për bërjën e këqyrjes së vendit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...