Transferimi i spekuluar i Dejan Lovrenit nga Liverpooli në Romë ka dështuar, sipas uebsajtit ndërkombëtar të futbollit, Goal.com.
Mbrojtësi kroat kishte ngjallur interesim të madh te klubi i Serisë A dhe ai ishte i gatshëm t’i japë fund karrierës së tij pesëvjeçare në “Anfield” pasi që dëshironte më shumë minuta lojë gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Roma kishte lënë të kuptohet se do të ishte e gatshme të paguante 15 milionë funte për 30-vjeçarin. Në anën tjetër, Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta lejojë qendërmbrojtësin të largohet nga skuadra.
Por, për shkak se besojnë se Roma tentoi ta detyrojë futbollistin ta kërkojë largimin nga Liverpoolit, klubi anglez ia ka bërë të qartë klubit italian se kroati nuk është në shitje, përkundër negociatave mes dy klubeve që kishin vazhduar për disa ditë.
Sipas Nicolo Schiras të Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Romës dhe Liverpoolit kishin qenë afër kompletimit. Verdhekuqtë priteshin të paguajnë dy deri në tre milionë euro për huazimin e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa do ta kishin mundësinë ta blejnë atë për 15-16 milionë euro verën e ardhshme.
Megjithatë, këto bisedime dështuan dhe Lovreni do ta kalojë edhe sezonin e ardhshëm në Serie A.
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...