Lionel Messi mbeti jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, në skuadrën për ndeshjen e sotshme u përfshinë Philippe Coutinho dhe Rafinha.
Barcelona do ta nisë sonte në orën 21:00 sezonin e ri të La Ligës, me ndeshjen kundër Athletic Bilbaos. Kjo ndeshja, e cila është e para për sezonin e ri të ligës spanjolle, do të zhvillohet në stadiumin “San Mames”, transmeton Gazeta Express.
Argjentinasi Lionel messi nuk u stërvit me skuadrën të enjten pasi që ai ende po vazhdon të rikuperohet nga një lëndim që e pësoi në fillim të stërvitjeve me Barcelonës.
Ky lëndim ia ka bërë të pamundur trajnerit Ernesto Valverde të mbështetet në ndihmën e Messit, pasi që ai nuk udhëtoi me skuadrën e zgjedhur për këtë ndeshje.
Arthur Melo, Arturo Vidal, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague gjithashtu mungojnë për këtë ndeshje, ndërsa Carles Perez do të jetë i përfshirë.
Skuadra e plotë: Marc-Andre Her Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Coutinho, Luis Suarez, Ousmane Dembele, Rafinha, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Carles Alena, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Inaki Pena and Perez.
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...