Përmes një projekti në përkrahje të fermerëve, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë sot 22 motokultivatorë për bujqit vushtrrias.
Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i komunës është përkrahja e bujqësisë.

“Prioritet yni është që ta përkrahim bujqësinë, me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe rritjes së mirëqenies sociale të njerëzve tanë e sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale dhe kanë nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Tahiri.
Përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të Komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 Euro.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...