Neymar është paralajmëruar kundër një rikthimi në aksion me shpejtësi për shkak se mund të përballet me një përsëritje të lëndimit.
Ylli i Paris Saint Germain, i cili është përfolur shumë për transferim te Barcelona dhe Real Madridi këtë verë, aktualisht është jashtë fushe si pasojë e një lëndimi në kyç të këmbës të pësuar para Kupës së Amerikës këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Por, Neymar mund të përballet me një rikthim të lëndimit në rast se rikthehet shumë shpejtë – ka paralajmëruar ish drejtori i shërbimeve mjekësore te PSG.
Doktori Eric Rolland ka thënë për Le Parisien: “Këmba e Neymarit është shumë e hollë dhe rrezikon përsëritjen e lëndimit në ashtin e pestë”
Reprezentuesi ka pësuar dy lëndime në këmbë gjatë kohës së tij te gjiganti në Liga 1. I pari ndodhi në shkurt të vitit 2018 dhe i dyti në janar të vitit 2019.
Kjo mund të bëjë palët e interesuara si Barcelona dhe Madridi të tërhiqen për të shtruar ofertë madhështore për transferimin e 27-vjeçarit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...