Chelsea do të luaj nesër kundër Liverpoolit për UEFA Superkupë, por ata do të jenë në mungesë të shërbimeve të fituesit të Kampionatit Botëror – N’Golo Kantes.
Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka konfirmuar se mesfushori N’Golo Kante ka pësuar një lëndim gjatë disfatës 4 me 0 kundër Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
“Ai mori një tjetër lëndim të vogël në ndeshje, prandaj ne jemi duke e adresuar këtë”, ka thënë trajneri para ndeshjes.
“Do të zgjedh skuadrën më të mirë për të fituar lojën pavarësisht moshës. Mason Mount e meritoi shansin dhe unë nuk kam frikë për të luajtur me lojtarët e rinj”
Takimi mes Liverpoolit dhe Chelseas zhvillohet në stadiumin “Vadafone Park” në Stamboll të Turqisë dhe ndeshje fillon nga ora 20:45./arbresh.info/
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...