Një delegacion i forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, i kryesuar nga shefi i SHM-së së forcave të armatosura, admiral Hakon Brun Hansen prej dje është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç është paralajmëruar, admirali Hansen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë sot do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerniska.
Tema kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ushtarak, transformim i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare.
Pas aktiviteteve në Shtatmadhori, admirali Hansen do të ketë takim me kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës