Një shqiptar ka përplasur me makinë tre adoleshentë në Lamia të Greqisë. Mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Karavomilos, dhe për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Viktima, së bashku me vëllain e tij binjak dhe dy shokë të tjerë, kanë qenë duke ecur me biçikletë dhe nuk janë parë nga shoferi 40-vjeçar.

Edhe pse të tre adoleshentët janë dërguar menjëherë në spital, 15-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Aktualisht shqiptari është lënë i lirë, në pritje të hetimit dhe ngritjes së akuzave. Dyshohet se shoferi ka qenë i dehur në momentin e përplasjes, por një fakt i tillë është kundërshtuar me forcë prej tij./BW
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...