Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot ne takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe komunitetit të biznesit të dy vendeve.
Kryetari Gërxhaliu iu falënderuar ambasadores Kiliç për përkrahjen e pakursyer të Republikës së Turqisë në shtetndërtimin e vendit tonë dhe në zhvillimin ekonomik.
Ai u angazhua për ratifikimin sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ne mes të dy vendeve dhe theksoi nevojën e prezencës më të madhe të ndërmarrjeve nga Turqia në Kosovës, posaçërisht në lëmin e prodhimtarisë.
Kryetari Gërxhaliu vlerësoi lartë prezencën e kompanive turke në Kosovë dhe kontributin që ato janë duke i dhënë ekonomisë së vendit dhe u angazhua për ngritjen e këtij bashkëpunimi në nivel më të lart se sa në raportet tregtare në mes të dy ekonomive.
Ambasadorja Kiliç theksoi se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se do të vazhdoj ta përkrah vendin tonë në të gjitha iniciativat politike dhe ekonomike.
Vlerësoi se ka vend për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe se Turqia është e gatshme dhe e vendosur që edhe në të ardhmen të përkrah fuqishëm Kosovën.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...