Qindra mijëra myslimanë kanë nisur të arrijnë në Arabinë Saudite për të nisur Haxhin, pavarësisht temperaturave të larta dhe tensioneve politike në rritje në këtë rajon.
Në Haxhin e këtij viti pritet të marrin pjesë një numër i madh i pelegrinëve nga Irani, qeveria e të cilit ka bojkotuar këtë ngjarje, pasi besohet se 2,300 pelegrinë, shumica prej tyre iranianë, janë shtyrë për vdekje gjatë një rituali afër Mekës më 2015.
Haxhi këtë vit nis më 19 gusht dhe përfundon më 24 të po këtij muaji derisa ritualet e tij pritet t’i përfundojnë 2 milionë persona nga 2 miliardë myslimanë sa vlerësohet se janë në botë.
Sipas fesë islame, secilit mysliman i kërkohet të përfundojë Haxhin, që konsiderohet një nga pesë shtyllat e kësaj feje. /rel/
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë