Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet se John Bolton do ta vizitojë Serbinë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se këshilltari i presidentit amerikan, John Bolton nuk do të udhëtojë për vizitë në Serbi, siç raportohej së fundmi në media.
“Bolton do të duhej të vinte për vizitë në Beograd dhe Prishtinë. Por, në Prishtinë ka zgjedhje andaj me kë do të bisedojë”, deklaroi Vuçiq për “Tv Prva”, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se e gjithë administrata amerikane është në favor të heqjes së taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë
Por, marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Bolton nuk do të ketë me kë të bisedojë.
“Me zgjedhje shtyhet edhe dialogu, garojnë me çështjen e taksës dhe me pyetje të kota siç janë dokumentet. Ne kemi biseduar për atë që për hyrjen në Kosovë mund të përdoret letërnjoftimi, por edhe pasaporta mund të shërbejë si letërnjoftim”, u shpreh Vuçiq. /Lajmi.net/
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari