Pakënaqësi e kundërshtime ka shkaktuar udhëzimi i ri, i cili përcakton zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Ky udhëzim, i cili ka hyrë në fuqi më 26 korrik, po kritikohet nga drejtorët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave e njohës të çështjeve të arsimit.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ishte zotuar se nxjerrja e këtij dokumenti garanton depolitizim të shkollave, shkruan Koha Ditore. Por ata që po e kundërshtojnë udhëzimin konsiderojnë se hartimi i tij nuk do ta arrijë këtë efekt, por vetëm do të shkaktojë përçarje tek kolektivi shkollor. Kjo pasi me udhëzimin e ri përcaktohet se komisioni vlerësues i kandidatëve përbëhet nga një anëtar i drejtorisë komunale, një përfaqësues i prindërve i nivelit komunal dhe një përfaqësues i MASHT-it.
Ndërkaq, në cilësinë e vëzhguesve do të jenë dy përfaqësues të Këshillit drejtues të shkollës, një prind dhe një mësimdhënës. Deri tash zgjedhja e drejtorëve të shkollave është bërë bazuar në udhëzimin e vjetër, që parashihte se komisionin vlerësues e përbëjnë dy anëtarë të drejtorive komunale dhe një përfaqësues i MASHT-it. Po kështu, e parasheh edhe Ligji për arsimin parauniversitar dhe Ligji për komuna që janë në fuqi.
Emërimin në fund do ta bëjë kryetari i Komunës në bazë të rezultateve të komisionit. Kështu ka qenë e paraparë edhe më herët.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...