Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mohon të jetë e përfshirë në rastin “Reket”. Ajo thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument që përbën shkelje dhe nuk ka kurrfarë lidhje me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13.
Shekerinska tha se institucionet kompetente duhet të zbardhin në tërësi këtë rast.
“Mund të them që as si anëtare e qeverisë e as si ministre e mbrojtjes nuk kam favorizuar dikë, as që kam nënshkruar ndonjë marrëveshje të cilët tani do të dilnin në opinion dhe për këtë askush nga ne nuk ka çfarë të fshehë. Megjithatë, nga ana tjetër insinuatat të bazuara në thashetheme me të vërtetë nuk janë të leverdishme. Përndryshe unë mund të dal dhe të them që nëse miku i mikut të kolegut tuaj sot është i arratisur në Budapest a nënkupton kjo se kolegu i juaj është fajtor për arratisjen e tij?”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Bajrami: KEK me vetëm një bllok aktiv, energjia po vjen nga ...
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km ...
Të paktën tetë të vdekur në aksidentin me balonë fluturuese ...
Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq në Botërorin e Klub...
Macron: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore
Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyr...