Xavi ka mbetur i frustruar pasi ndeshja e tij e parë si trajner i Al-Saddit përfundoi 1 me 1.
Takimi i zhvilluar kundër Al-Duhail në kuadër të AFC Ligës së Kampionëve përfundoi me rezultat të barabartë, por Xavi kishte humbur këpucën e tij nga zemërimi kur goditi një shishe pranë linjave të fushës, transmeton portali arbresh.info.
Legjenda e Barcelonës nënshkroi kontratë si trajner me klubin nga Katari gjatë muajit maj dhe debutimin e tij në rolin e trajnerit e bëri të martën duke luajtur ndaj rivalit vendor, Al-Duhail.
Xavi humbi këpucën e tij nga frustrimi kur skuadrës së tij iu mohua nga penalti nga gjyqtari i ndeshjes derisa ishin në fazat përmbyllëse.
39-vjeçari mbeti me vetëm një këpucë në këmbë derisa u detyrua të ulet në bankinë./arbresh.info/
https://twitter.com/AlsaddSC/status/1158798321571565570
https://twitter.com/GoalAR/status/1158775721785004033
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...