Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka komentuar shkrimin e gazetës prestigjioze gjermane “Die Welt”, lidhur me kërkesën e Rusisë për hapur një bazë ushtarake në pjesën e Bosnjës dhe Hercegovinës që qeveriset nga serbët.
Hoxhaj, ka thënë se influenca e qëllimkeqe e akterëve të huaj po rritet, derisa Bashkimi Evropian po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se prezenca ruse në rajon po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin.
“Influenca qëllimkeqe e akterëve të huaj po rritet, derisa BE-ja po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor. Prezenca ruse në rajon është e rrezikshme dhe po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin. Alternativa e vetme për Ballkanin Perëndimor, është NATO”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...