Miqtë e vërtetë janë ata që të cilët të zgjasin dorën në momentin kur mendon se ke prekur fundin, dhe Selena Gomez, këngëtarja amerikane më e ndjekur në Instagram, e provoi para dy vitesh, kur mikja e saj e ngushtë i dhuroi veshkën që i shpëtoi jetën.
Në foton e publikuar nga vetë Selena dy vajzat shfaqeshin të shtrira në shtretërit e spitalit, teksa shtëngoheshin prej duarsh duke e falenderuar:
“Nuk do ta harroj kurrë atë që ke bërë për mua, jam me të vërtetë e bekuar që të kam në jetën time. Do të jesh gjithmonë pjesë e familjes.”-shkruante këngëtarja e njohur, mirëpo sipas shtypit amerikan, situata paraqitet krejt ndryshe dy vjet më vonë.
Mirëpo sipas shtypit amerikan gjërat mes tyre nuk janë si më parë. Francia Raisa i kishte tërhequr disa herë vërejtjen këngëtares që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por ajo s’ia kishte vënë veshin dhe kjo ka bërë që dyshja pos një konflikti verbal, më të ndërpresin kontaktet mes tyre. Gomez po përgatitet për projekte të reja muzikore si dhe po mban disa koncerte anekënd botës.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...