Cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës janë disa nga sfidat me të cilat përballen institucionet e arsimit profesional në Kosovë.
Kështu u tha me rastin e publikimit te raportit monitorues “Reforma ne fushën e arsimit dhe aftësimit profesional” nga organizata Çohu, ku u tha poashtu se papunësia vazhdon të mbetet e lartë kryesisht për gratë, me vetëm 12.3 për qind të punësuara.
E një gjë e tillë po reflekton edhe në institucionet e arsimit profesional.
Florie Xhemajli tha se shkollat e aftësimit profesional nuk mund t’iu ofrojnë nxënësve as punë praktike.
Sa i përket kurrikulave, ajo tha se nuk po sjellin rezultate.
“Aftësimi teorik nuk i përgatit nxënësit për tregun e punës. Edhe nëse ka ndonjë marrëveshje për punë praktike, sipas shkollave, asnjë nga premtimet që i marrin nuk përfundojnë në ndonjë marrëveshje të qëndrueshme… Konsiderohet se 30 përqind e profileve nuk ekzekutohen në tregun e punës. Ajo që vie në pah është se numri i vajzave në disa fusha është tejet i vogël. Profesionet ku orientohen vajzat janë kryesisht tekstili, kujdesi ndaj të moshuarve. E në bazë të raportit të Rrinvest-it këto profesione janë të paqëndrueshme në treg”, tha ai.
Sipas saj, duhet të merren masa, si mundësimi i menaxhimit të planeve nga vet shkolla e jo për çdo shpenzim teknik të shkojnë në DKA.
“Para se të flasim për reforma duhet të studiohet mirë gjendja dhe të hartohet plani për shkolla të caktuara”, u shpreh ajo.
Sa i përket politizimit të shkollave, Xhemajli tha se ndikimet nga jashtë janë një ndër problemet e këtyre shkollave.
“Ka pasur shkollë që në një moment të caktuar të ndajë paralelet në dysh, në mënyre që stafi i rekrutuar në shkollë të arrijë t’i plotësojë orët”, tha ajo.

Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...