Më poshtë po ju rendisim 4 shenja që mund të dalloni kur partneri juaj është duke ju tradhtuar.
Shenja e parë dhe më e dukshme është kur partneri nis të kjdeset më shumë se zakonisht për veten. Psh përdor parfum të ri, ndryshon stilin e të veshurit, modelin e flokëve etj. Ai nis të mos kalojë shumë kohë me ju.
Nëse partneri juaj vendos fjalëkalime sekrete në telefon, në kompiuter apo në tablet, një arsye e ka. Gjithashtu, nëse nuk ju lejon ti kontrolloni telefonin është një shenjë e tradhtisë, veçanërisht nëse më parë keni pasur një marrëdhënie të mbushur me besim mes jush.
Një sjellje tjetër që dallon personat tradhtarë është se ata sillen në mënyrë të vrazhdë, ju sulmojnë dhe janë të acaruar gjatë gjithë kohës. Psh, sa herë që u bie telefoni, bëhen nervozë, marrin telefonin dhe përgjigjen në privatësi. Çdo pyetje që ju bëni kthehet në debat. Në këto raste nuk duhet të ndiheni fajtore. Ai thjeshtë po mundohet të justifikojë veprimet e tij dhe tju bëjë të ndiheni keq.
Nëse më parë partneri ju ftonte gjithmonë në restorant apo në kinema, ndërsa më pas ju shmang dhe gjen justifikime për të mos ndenjur me ju, ky është një sinjal. E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur partneri juaj zakonisht rrinte në shtëpi, apo kishte një orar të caktuar për të ndenjur në shtëpi, ndërsa tani ka gjithmonë punë dhe duhet të takojë dikë.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...