FC Vushtrria e ka prezantuar ardhjen më të fundit në këtë afat kalimtarë, duke nënshkruar me Ledjon Muçaj.
Muçaj ishte së fundi pjesë e Ballkanit kurse më parë ka luajtur edhe te Gjilani.
“Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin defanziv nga Shqipëria, Ledjon Muçaj, 26 vjeçar i lindur në Fier”.
“Ai ishte paraqitur në disa skuadra nga Superliga Shqiptare, siç janë KF Bylis, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës, më pas për tu transferuar në KF Gjilani gjatë sezonit vjeshtor 2018, dhe në Janar 2019 ishte pjesë e KF Ballkanit të Suharekës”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.
Vushtrria ka qenë ndër klubet që ka angazhuar më pak lojtarë, duke iu besuar shumicës së lojtarëve të edicionit të shkuar.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...