Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda në një komunikatër për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurbe I.P, B.P, I.H, XH.H, L.M, dhe A.R për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëveprim kanë shpërndarë dhe kanë shitur substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.
“Në periudhën kohore nga 08.05.2019 – 22.07.2019, në qytetet e ndryshme të Kosovës, në Pejë, Prizren, Prishtinë, Klinë, Ferizaj etj. duke bashkëvepruar me njëri – tjetrin, kanë shpërndarë dhe shitur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë dhe marihuanë në sasi të ndryshme, në atë mënyrë që të njëjtit paraprakisht janë marrë vesh mes vete, ku i pandehuri I.P ka siguruar përmes kanaleve të ndryshme substancën narkotike, e pastaj të njëjtën ua ka shpërndarë të pandehurve të tjerë, e këta të fundit e kanë shitur në sasi të vogla në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Pejës.
Të pandehurve I.P, B.P, I.H, XH.H, L.M, dhe A.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Zbulohen municione ushtarake në Gjirokastër, dyshohet se i p...
Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti
‘Arkitektët e Inteligjencës Artificiale’ shpalle...
Vuçiq fal ata që mund të akuzohen për rastin “Shtabi i Përgj...
KQZ tregon se me cilat dokumente mund të votoni më 28 dhjeto...
Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë