Manchester United vazhdon të ketë besim në nënshkrimin me mesfushorin e talentuar 16-vjeçar të Monacos, Hannibal Mejbrin.
Reprezentuesi i skuadrës të të rinjve te Franca ka ngjallur interesim te një numër i madh klubesh rreth Evropës, por United besohet të jetë në pozitë të mirë për marrëveshje me klubin në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Mejbri nuk ka luajtur ende te skuadra kryesore e Monacos, por ka bërë tetë paraqitje për skuadrën U16 të Francës duke shënuar golin e tij të parë në paraqitjen e fundit kundër Bregut të Fildishtë.
United duket të jetë shumë i vendosur në blerjen e talentit nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaerit, i cili ka siguruar deri tani shërbimet e Dan James dhe Aaron Wan Bisskas.
Klubi është gjithashtu në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Leicesterit, Harry Maguiren, dhe sulmuesin Paulo Dybala të Juves./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...