Është një nga këngëtaren më të kërkuara dhe më të suksesshme shqiptare dhe kjo e bën që të jetë edhe mjaft e angazhuar me koncertet dhe mbrëmje muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Dhurata Dora e cila po vazhdon të jetë e angazhuar çdo mbëmje, por pavarësisht kësaj ajo dje ka anuluar një koncert të tillë.
Dhurata ishte e rezervuar të performonte në një koncert në Mitrovicë, por që nuk ka arritur të mbrërrijë për shkak të disa pengesave që ka hasur rrugës, ka bërë të ditur këngëtarja.
” Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga Zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të arrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejtë”, ka shkruar këngëtarja, derisa nuk ka treguar se për çfarë pengesa bëhet fjalë.
Ndryshe, projekti i saj i fundit është ‘Zemer’ bashkëpunimi ky me reperin francez, Sool King e cila një herësh është edhe kënga më e suksesshme e këngëtares me mbi 210 milionë klikime në ‘Youtube’.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...