Dafina Dauti shumë herë është komentuar edhe për jetën private, të cilën çdo herë tenton ta mbajë larg vëmendjes së medieve.
Ajo së fundi është përfolur për një lidhje me këngëtarin Tafil Kurteshi, lidhje të cilën e konfirmoi vetë ajo.
Në një prononcim për “Telegrafin”, Dafina ka thënë “Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.
Ajo shtoi se takimi i parë i tyre ndodhi në një mbrëmje muzikore në Shëngjin, ku të dy ishin të ftuar të këndonin në të njëjtin vend.

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit